Papa Leoni XIV: Kërcënimi i Trump ndaj Iranit është i papranueshëm

Papa Leoni XIV e ka quajtur kërcënimin e Trump ndaj Iranit si të papranueshëm.
Teksa po dilte nga Villa Barberini në Castel Gandolfo, Papa Leoni XIV deklaroi se duhet të çojmë zërin tonë te parlamentarët amerikanë për të thënë se nuk duam luftë, por paqe.
“Kërcënimi që i është bërë Iranit nuk është i pranueshëm. Ka çështje të së drejtës ndërkombëtare, por para së gjithash çështje morale, ka shumë njerëz, fëmijë, të moshuar, plotësisht të pafajshëm që do të goditeshin nëse ky kërcënim do të bëhej realitet. Dhe duhet të bëjmë gjithçka të mundur të lutemi, por edhe të çojmë zërin tonë te parlamentarët amerikanë për të thënë se nuk duam luftë, duam paqe”, tha Papa Leoni XIV para gazetarëve duke dalë nga Villa Barberini në Castel Gandolfo.