E Hënë, 2 Nëntor 2026

Papa dënon “barbarinë” në Gaza, 73 palestinezë vriten teksa prisnin ushqimet

Papa Leoni XIV ka dënuar ashpër luftën në Gaza, duke e quajtur “barbari” përdorimin pa dallim të forcës, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gaza raportoi se të paktën 73 palestinezë janë vrarë duke pritur radhën për ushqim pranë pikës kufitare të Zikimit me Izraelin.

67 prej tyre u vranë nga zjarri izraelit, ndërsa spitali al-Shifa raportoi pranimin e 48 viktimave dhe 150 të plagosurve që kërkonin ndihma. Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit, Papa tha: “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të respektojë të drejtën humanitare dhe të mbrojë civilët, si dhe të ndalojë përdorimin pa dallim të forcës, ndëshkimin kolektiv dhe zhvendosjen e detyruar të popullsisë.”

Ai shprehu gjithashtu trishtimin për sulmin mbi kishën katolike në Gaza, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetë të tjerë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, akuzoi Izraelin për “uritin e civilëve në Gaza”, duke kërkuar heqjen e bllokadës dhe lejimin e ndihmave humanitare.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka dhënë urdhër evakuimi për disa zona në Gaza qendrore, ku besohet se mbahen edhe pengjet izraelite.

Lufta që filloi më 7 tetor 2023 ka shkaktuar mbi 58,800 vdekje palestineze dhe rreth 141,000 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›