E Diel, 1 Nëntor 2026

“Paqja fiskale lehtëson biznesin”, Rama: Ata që vetëkorrigjojnë bilancet do të paguajnë 5% tatim

Pak ditë para hyrjes në fuqi të paqes fiskale, kryeministri Edi Rama dialogoi me bizneset për të sqaruar për ta përfitimet që do të kenë nga kjo nismë. Mes tyre është rishikimi i pasqyrave financiare, duke paguar një tatim më të ulët për fitimin.

“Ky rishikim jep mundësi për sipërmarrjet të korrigjojnë dhe të ribëjnë deklarimet e viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim, incentivë një tatim shumë më të ulkët mbi fitimin sesa tatimi që paguani rreguillishjt. Për çdo pasqyurë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%. Kjo rrit formalizimin. Nuk cenon integritetin ligjor të këtij ndërveprimi dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë te puna dhe sfidat e veta pa pasur barrën e të metave të të shkuarës”, tha Rama. 

Akuzave se paqja fiskale është një maskim për amnistinë fiskale që qeveria u përpoq të bënte më herët, Rama iu përgjigj:

“Këtu bëhet paqe me ata që nuk janë në konflikt aktualisht me ligjinm në Repu. e Shqipërisë, nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapura, që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Për gjithë pjesën tjetër, është siç tanimë shkruhet në ligjin e miratuar. Nëse sipërmarrja dëshiron të rikthehet te pasqyrat e deklaruara në vitet e mëparshme dhe të paraqesë pranë aministratës tatimore pasqyra të reja ku ka vetëkorrigjim të të ardhurave, atëherë do të paguajë vetëm 5% të fitimit të ri, kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyra. Asnjë kriter nuk ka për përfitim. Po flasim për siopërarrmjen e mesme dhe të madhe sepse kur vjen puna te biznesi i vogël, ai nk ka fare tatim fitimi. Dhe do të vazhdojë kështu deri në 2029″, shtoi kryeministri. 

Gjatë dëgjesës, agjentë të pasurive të patundshme kërkuan që të ulet norma e tatimit 15% për transaksionet që kryhen në këtë sektor, por Ministria e Financave deklaroi se për momentin, nuk është planifikuar një ndërhyrje e tillë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›