E Hënë, 2 Nëntor 2026

Para Krishtlindjeve, Trump pritet të shpallë strukturën qeverisëse të Gazës

Presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet të shpallë fazën e dytë të planit të tij për Rripin e Gazës, një hap që pritet të shënojë nisjen e një strukture të re qeverisëse për enklavën.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, dy zyrtarë amerikanë të përfshirë drejtpërdrejt në proces kanë bërë të ditur se njoftimi zyrtar pritet të bëhet deri në prag të Krishtlindjes, duke konfirmuar se procesi i paqes në Gaza po hyn në një etapë të re.

Faza e parë e marrëveshjes konsiderohet e përfunduar pas kthimit të trupit të pengut të fundit izraelit nga Hamasi të enjten. Një delegacion izraelit u takua po atë ditë me ndërmjetës nga Katari dhe Egjipti për të finalizuar procedurat lidhur me trupin e pengut, i cili ishte mbajtur në Gaza.

Administrata amerikane synon të avancojë me ritme të shpejta fazën e dytë të marrëveshjes, për të shmangur çdo rrezik dhe për të garantuar stabilitet afatgjatë në territor.

Sipas burimeve diplomatike, parashikohet tërheqja e shumicës së trupave izraelite nga Gaza, vendosja e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe ngritja e një strukture të re qeverisëse për enklavën.

Në këtë kuadër, pritet të krijohet edhe Këshilli i Paqes nën drejtimin e presidentit Trump, i cili synon të udhëheqë procesin politik dhe të sigurojë një tranzicion të qëndrueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›