Parakualifikueset e Botërorit 2029, Kosova mund Shqipërinë

Pas Sllovakisë, edhe Kosova rezulton kundërshtar i vështirë për Shqipërinë në basketboll për meshkuj. Pikërisht në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër, në ndeshjen e ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Kosova ka fituar me një diferencë prej 15 pikësh në rezultatin total 99-84. Shkëputja ka ardhur që në periodën e parë, që Kosova e ka fituar 24-14.
Mban të njëjtin ritëm dhe në periodën e dytë, pavarësisht se djemtë kuqezi janë munduar të ngushtojnë diferencën e pikëve. 20-14 perioda e dytë dhe në pushim Kosova ka kryesuar 44-28. Shqipëria ndryshon ritëm dhe fiton periodën e tretë 32-30, ndërsa Kosova ka udhëhequr 74-60. E fundit 25-24 për Kosovën dhe përfundimisht 99-84. Lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin Julian Hamati për Shqipërinë dhe Dardan Berisha për Kosovën.
Një transmetim i përbashkët RTSH – ART Motion ndërsa derbi i shqiptarëve në basketboll shkoi për Kosovën. Tanimë Shqipëria rikthehet në fushën e lojës më 2 mars, teksa do të presë Sllovakinë.