E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi i Berishës: Protesta e ardhshme, në proporcion me dhunën e policisë

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në protestën e radhës të Partisë Demokratike deklaroi se PD nuk do të ndalet, derisa të rrëzojë qeverinë, që e quajti bandite.

“Në protestë, helmuan qytetarët prekj frikës. Besfort kimiku dhe të tjerët në krye të Policisë së Shtetit dhunuan qytetarët. Ata kanë frikë dhe kjo është shenja e kapitullimit të tyre. Protesta jonë e ardhshme do jetë proporcionale në raport me dhunën që na u bë. Dhuna jonë do jetë propocionale me dhunën e një banditi në krye të qeverisë. Qytetarët kërkojnë që mos pengohet integrimi në Bashkimin Europian. Ne ia dolëm që të zbërthejmë piramidën e mashtrimit. Rama dhe Balluku e kanë vendin në burg. Na sulmuan me granata, shkopa goma. Ja ku jemi në kilometrin e fundit”, tha Berisha.

LEXO EDHE: “Lirimi i tyre urgjent, beteja jonë”, Berisha: Heronjtë e kryengritjes paqësore u lanë në burg nga militantë të verbër partiakë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›