E Hënë, 2 Nëntor 2026

Paralajmëron Izraeli: Së shpejti do të nisim operacionet ushtarake në bregdetin jugor të Libanit

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë operacionet në bregdetin jugor të Libanit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, IDF i ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg plazheve në jug të lumit Aëali, si dhe peshkatarët që të qëndrojnë larg zonës për një shtrirje prej 36 miljesh.

Zëdhënësi Avichay Adraee tha se  nëse banorët nuk largohen nga bregdeti do të përbëjë  një rrezik për jetën e tyre.

Ushtria izraelite gjithashtu ka mbyllur aksesin në disa qytete në veriperëndim të Izraelit pas një vlerësimi të sigurisë.

Zonat si Shlomi, Rosh Hanikra, Hanita, Arab al-Aramshe dhe Adamit, janë tani brenda zonave të mbyllura ushtarake përgjatë kufirit me Libanin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›