E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parandalohet ngjarja e rëndë në Bulqizë, 2 të arrestuar, procedohen 6 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Bulqizë dhe dy persona janë arrestuar janë proceduar penalisht 6 të tjerë, të cilët u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin.

Pas marrjes së njoftimit se në një lokal në fshatin Trebisht, po ndodhte një konflikt midis disa shtetasve, policia menjëherë në adresën e dhënë dhe bëri të mundur neutralizimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt, që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali në fshatin Trebisht, shtetasit A.O., P.O., dhe H.O., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.Z., E.D., P.D., dhe I .D., duke përdorur dhe sende të forta ndaj njëri-tjetrit.

Si pasojë e konfliktit kanë mbetur të dëmtuar shtetasit P.D., dhe I.D., të cilët ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.O., 32 vjeç;
– P.O., 45 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Si dhe nisi procedimi penal për shtetasit B.Z., H.O., E.D., P.D., dhe I.D., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›