E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, 11 prill 2026

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›