Parashikimi i motit, e diel, 20 prill 2025

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/25 | Diell pak re |
| Kukës | 6/24 | Diell pak re |
| Lezhë | 8/23 | Diell pak re |
| Dibër | 5/24 | Diell pak re |
| Durrës | 12/25 | Diell pak re |
| Tiranë | 12/25 | Diell pak re |
| Elbasan | 10/26 | Diell pak re |
| Berat | 6/26 | Diell pak re |
| Vlorë | 12/23 | Diell pak re |
| Korçë | 6/22 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 5/24 | Diell pak re |
| Sarandë | 10/23 | Diell pak re |