E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 15 nëntor 2024

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme kryesisht nga orët e mesditës fillimisht në zonën veriperëndimore.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jenë hera-herës lokalisht me intensitet mesatar si dhe përgjatë bregdetit jugperëndimor hera –herës lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në lartësit 1000-1200m pritet reshje bore me intensitet të ulët. Shikim i reduktuar në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e mbrëmje fiton shpejtësi 10-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/11 Re shi
Kukës 0/4 Re shi/borë
Lezhë 7/11 Re shi
Dibër 0/4 Re shi/borë
Durrës 10/15 Re shi
Tiranë 10/15 Re shi
Elbasan 9/15 Re shi
Berat 10/15 Re shi
Vlorë 8/15 Re shi
Korçë 5/9 Re shi/borë
Gjirokastër 9/13 Re shi
Sarandë 12/16 Re shi

 

                          

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›