E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 6 qershor 2025

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/32 Diell
Kukës 15/33 Diell
Lezhë 17/32 Diell
Dibër 15/32 Diell
Durrës 17/33 Diell
Tiranë 19/34 Diell
Elbasan 18/34 Diell
Berat 15/33 Diell
Vlorë 17/32 Diell
Korçë 15/30 Diell
Gjirokastër 14/34 Diell
Sarandë 15/32 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›