E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 2 nëntor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›