Parashikimi i motit për ditën e diel, sa do të shënojë termometri

Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.
Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri ëne 31 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 12 m/s.
Valëzimi në det do jetë i forcës 1-2 ballë.