E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e diel, temperaturat zbresin deri në -4 gradë celcius

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale në -4 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›