Parashikimi i motit për ditën e enjte, sa do të shënojë termometri

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore.
Tempraturat në vlerën maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë celcius, ndërsa në atë minimale në 18 gradë celcius.
Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.
Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 2-3 ballë.