E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e martë, sa do të arrijnë temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›