E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare. Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje prej orëve të mesditës vranësirat hera-herës deri të dendura kalimtare.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone dhe në mënyrë të izoluar reshjet në formën e shtrëngatave.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›