E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.

Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›