E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht  të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

Në mbrëmje shtim të vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›