E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e premte moti parashikohet të jetë relativisht i qëndrueshëm me alternime vranësirash në veri si dhe kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të cilat nga orët e mesditës e pasditë pritet ndërprerje graduale e tyre.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 14°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 3 deri 17°C                                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 7 deri 17°C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›