Parashikimi i motit për ditën e premte, sa do të shënojë termometri

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1-3 ballë.