E Martë, 3 Nëntor 2026

Parcelë me 1800 fidanë kanabis, arrestohet 19-vjeçari. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Zbulimi i një parcele me 1800 fidanë kanabis sativa që po kultivoheshin në malësinë e Bulqizës ka çuar në arrestimin e të riut nga Fushë-Kruja ku në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij në krim.

Policia e Dibrës bëri me dije sot, 10 qershor se finalizoi aksionin e koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

“Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në malin e fshatit Okshtun u evidentua një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në vijim të operacionit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë (bashkëpunëtor me të arrestuarin)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›