E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentarizem i deformuar

Shqiperia ka nje parlament 140 deputete te zgjedhur indirekt permes listave proporcionale te partive. Ata ushtrojne sovranitetin qytetar dhe kane mandat politik per te iniciuar e votuar cdo ligj apo akt tjeter te percaktuar nga Kushtetuta si objekt parlamentar. Ata kane imunitet kushtetues imunitet imunitet politik si dhe ne kushtet tona te tranzicionit edhe nje imunitet publik te fuqishem. Ata zgjedhin presidentin qeverine kryeprokurorin gjykaten kushtetuese ate te larte kreun e bankes dhe KLSH disa dhjetra zyrtare te larte te piramides shteterore si dhe marrin cdo vit ne analize punen e 13-15 institucioneve te larta kushtetuese.

Ata kane akses pakufi ne debatet publike marrin cdo dite nje pjese te madhe te headlines ne media jane pjese e cdo tryeze bisedimi nderkombetar dhe ne fund - kane monopolin e vendimmarrjes per cdo vendim te rendesishem politik perfshire edhe ndryshimin e Kushtetutes. Ne cdo vend demokratik ky superpushtet parlamentar do ishte i mjaftueshem per te pasur nje raport balancues midis publikut dhe parlamentareve i pari permes presionit pozitiv dhe kerkesave te dytet permes detyrimit per te ofruar zgjidhje alternative. Kur gjerat nuk funksionojne mire publiku ankohet rrit tonet kritike deri edhe kerkon mekanizma demokratike per te korrektuar eliten politike tek e cila zhgenjehet.

Ne Shqiperi ka ndodhur dhe po vijon te ndodhe ndryshe. Tek ne nuk kemi raport balancues publik ndash parlamentar por nje raport kontradiktor dhe perpjekje te parlamentit per te zevendesuar edhe publikun. Tek ne publiku nuk ka hapesira e mbeshtetje per tu imponuar me mekanizma demokratik zgjedhje te lira e te fshehta demokraci direkte nisma ligjore por kemi deputete qe gjysmen e dites jane legjislativ dhe gjysmen publik. Tek ne zhgenjimi eshte maksimal por ne vend te publikut qe kerkon korrektim te elites politike kemi elite politike qe kerkon mekanizma te zevendesoje publikun. Rolet jane ngaterruar pafundesisht psh kur nje gjykate prokurori apo institucion tjeter kushtetues merr nje vendim legjitim pozitiv ose negativ qytetari mund te kete opinione te kunderta dhe mund te reagoje si te doje por nje ligjvenes apo minister nuk mund te sillet jashte orbites kushtetuese qe mbart ky emer. Shoqeria shqiptare nuk ka nevoje te shohe deputete apo ministra te cilet nga telefona te markave te fundit ankohen ne media e publik per vendimet legjitime te gjykatave vrapojne te marrin rolin e viktimes ne nje sistem te cilin vete e kane krijuar dhe e kane ne dore qe leshojne ultimatum nominale e verbale deri atje sesi te veproje gjykata e prokuroria policia dhe sherbimi sekret ne nje dosje hetimore apo proces gjyqesor. Shoqeria ka nevoje te shohe politikane te pergjegjshem qe sa here ndeshen me pakenaqesi vendimesh te bejne ate per te cilen jane mandatuar paguhen me parate tona dhe pritet prej tyre te perdorin mekanizma parlamentare seacuteanca debati intepelanca komisione hetimore te propozojne ligje amendime etj etj. Cfare e pengon nje deputet te kerkoje psh ndryshim ligji ne nje pike ku ai nuk eshte dakord ose ku mendon se gjerat nuk funksionojne Ata nuk mund te sillen si nje spektator i thjeshte qe nuk ka asnje mekanizem ligjor ndryshimi por duhet te marrin pergjegjesi te tregojne shembuj per vete te rrezikojne dhe vetem me pas te tia lejojne vetes te leshojne kerkesa apo kritika mediatike per te tjeret.

Ligjvenes qe paguhen me taksat tona per te bere ligje por qe dijne te bejne vetem spikerin besnik te shefit kunder institucioneve kushtetuese dhe shpesh edhe kunder interesave publike duket se kane koncept teresisht te gabuar per veten dhe pastaj edhe per demokracine dhe vendin e tyre. Mania e ikjes nga detyra kushtetuese e pafuqise per te vepruar i lire ne parlament apo per te krijuar nje axhende politike qytetare te ndryshme nga ajo qe u imponohet nga kabinetet e selive me vullnet apo rastesi konsensuale po demton parlamentin parlamentarizmin dhe cilesine e demokracise perfaqesuese. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›