E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e re e Topit startonne pranvere gati strukturat

Te tjera rreth shkrimit Papa mesazh Topit per paqen Partia e re e Topit tashme eshte ne fazen permbyllese te pergatitjes nga qendra ne baze. Burimet nga drejtuesit me te larte te kesaj partie qe mendohet te jene dhe nenkryetare ne diten e shpalljes ne pranvere pas perfundimit te reformes zgjedhore saktesojne se ka perfunduar faza e pare qe eshte ngritja e strukturave nga Tirana dhe ne rrethe per te qene gati ne diten e legalizimit zyrtar te kesaj partie te qendres se djathte.

Mesohet se deri me tani ka perfunduar platforma e partise nderkohe qe do ti jepet dora e fundit programit te saj duke plotesuar ne kete menyre dhe te gjitha kushtet per startin e nje partie politike ne spektrin e djathte te politikes shqiptare. Nderkohe qe jane shpeshtuar drekat e punes te Presidentit Topi me ata qe e mbeshtesin ku mesohet te jene takuar per partine e re qe pritet te marre jete ne pranveren e vitit te ardhshem. Burime brenda grupit nismetar per krijimin e partise se re te djathte bejne me dije se deri me tani e kane perqafuar platformen e kesaj partie dhe kane shprehur ne menyre direkte dhe indirekte gatishmerine
per te qene pjese e saj qe ne themelim disa deputete aktuale te PD si dhe anetare te kabinetit aktual qeveritar.

Behet fjale te jane te pakten 3 deputete qe kane dhene garanci per te qene pjese e kesaj partie pas fteses se marre dhe per ta bere qe ne krijim partine e re te Topit nje parti parlamentare nderkohe qe dy deputete te tjere ndonese jane shprehur me nota shume pozitive per kete parti ende jane te lekundur ne marrjen e vendimit.

Behet fjale per deputete te cilet plotesojne nje gjeografi te larmishme te hartes politike te Shqiperise nga te cilet nje ne veri tre nga dy qendrat metropoliane shqiptare nje ne Shqiperine e mesme dhe nje deputet tjeter ne nje qytet jugor te njohur per ndertimet karakteristike tradite mijera vjecare. Me konkretisht mesohet deputetet Oketa por dhe Sula e Demi te cilet njihen si shume te afert me kreun aktual te shtetit kane qene ne kontakte me presidentin Topi dhe mesohet se i jane pergjigjur pozitivisht fteses. Por nuk ka munguar as ftesa dhe per dy deputete te tjere Xheka dhe Paluca te cilet jane te lekundur ne qendrimin e tyre. Deputeti i qarkut te Shkodres Paluca ka qene kohe me pare ne qender te ciklonit politik dhe te mediave teksa ishte dhene lajmi se ishte larguar nga grupi parlamentar i PD per te kaluar bashke me deputetin tjeter Sterkaj i pavarur dhe pastaj ne grupin parlamentar socialist. Por vetem pak ore pas emetimit te ketij lajmi Paluca dergoi njoftim per te gjitha mediat ku e mohonte nje fakt te tille dhe ku nga deputetet socialiste te Shkodres kjo terheqje u argumentua me presionin qe ishte bere nga ana e grupit parlamentar demokrat dhe strukturat shteterore.

Sipas grupit nismetar pervec ketyre deputeve te cilet jane shume afer platforms se partise se re te kreut aktual te shtetit si dhe nje minister aktual i kabinetit qeveritar kane dhene konfirmimin dhe ish-ministra ish-deputete dhe zyrtare te larte te cilet kane qene jashte aferave te korrupsionit ne tere keto vite dhe pritet te jene pjese e kontributit per kete parti. Nderkohe qe mbeshtetja eshte shtrire dhe ne qarqet akademike universitare jo vetem ne kryeqytet por dhe ne qendrat universitare ne qytetet kryesore te vendit bashke dhe me studente dhe pjesen e stafit mesimor te ketyre universiteteve duke i dhene nje gjeografi te larmishme perberjes se partise se re te Topit qe pritet te behet publike ne pranveren e vitit te ardhshem.

Grupi nismetar sakteson se mbeshtetje kjo parti ka dhe ne administraten publike por per shkak te frikes se largimeve nga puna deri ne momentin e berjes publike te partise do te qendrojne ne heshtje dhe latence te plote. Njeheresh eshte punuar dhe po punohet per thithjen e te gjithe atyre qe ndjehen te menjanuar te perjashtuar ne PD por dhe ish-te perndjekurit politike dhe ish-pronaret te cilet jane te zhgenjyer nga qeverisjet e ketyre viteve pasi nuk kane mundur te zgjidhin ende ceshtjen e demshperblimit per vuajtjet e tyre dhe per pronat e konfiskuara gjate regjimit komunist. Te gjithe keta kapacitete qe jane ftuar per te qene gati per partine e re qe pritet te krijohet sipas grupit nismetar qe e sheh situaten mjaft optimiste do te krijojne mundesine per te qene force e pare politike ne venddhe dominuar spektrin e djathte ne politiken shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›