Partitë arabe gati të “zhysin” Bibin? Gazetari: Qeveria e re do jetë e brishtë, por mund të marrë ‘jetë’ zgjidhja me dy shtete
Sondazh
Loading ...

schedule21:47 - 5 Nëntor, 2026
Izraeli mund të ketë një qeveri të re pa Netanjahun kryeministër, por për këtë rivalit të tij Gadi Eisenkot, i duhet të pranojë votat e 19 deputetëve të koalicionit të partive të arabëve të Izraelit.
Pasi një prej këtyre partive i bëri atij këtë ofertë, tani të gjitha partitë arabe thonë se do të mbështesnin një kabinet të opozitës izraelite. Oferta është vetëm mbështetje me 19 votat e tyre, pa u bërë pjesë e kabinetit, çka do t’i jepte Gadi Eisenkot, 63 votat e shumicës.
Por do ta mbante atë peng, në një moment delikat të sigurisë së Izraelit, në Lindjen e Mesme.
Gazetari Egon Loli, i ftuar në “War Report”, u shpreh se koalicioni i rivalit të Netanyahut ka në përbërje politikanë të moderuar dhe ideja e një zgjidhjeje me dy shtete mund të merrte formë. Megjithatë, koalicioni me partitë arabe u shpreh ai do ta bënte qeverinë e re të brishtë dhe situata politike mund të bëhet më e vështirë.
“Ndryshe nga koalicioni i Netanyahut, koalicioni i Eisenkot përbehet nga politikanë që janë më të moderuar. Në sensin e mundësinë për një zgjidhje me dy shtete. Brenda atij koalicionit janë edhe figura të cilat mund të kenë gjetur hapësirë të partitë arabe.
Kjo do jetë një qeveria, e cila do jetë e brishtë për shkak të mundësisë që partitë arabe të kenë në dorë edhe shkopin dhe karotën, Do ta shikojmë dhe pozicionimin e tij në raport me administratën e Donald Trump”, tha ai.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

