E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, barazim mes Dinamo City dhe Flamurtarit

TIRANË, 15 shkurt/ATSh/ Partizani fitoi derbin ndaj Tirana me rezultatin 2-0. Sfida, e vlefshme për javën e 24-t të Kategoria Superiore, u vendos që në pjesën e parë nga të kuqtë, të cilët shënuan dy herë në portën e bardhebluve.

Golat për skuadrën e Partizanit u shënuan nga Sekou Sidibe në minutën e 25-të dhe Isgandarli në minutën e 35-të.

Kjo fitore e ngjit Partizanin në kuotën e 33 pikëve, teksa Tirana mbetet në kuotën e 21 pikëve, një më larg se dy skuadrat e vendit të fundit, Bylis dhe Flamurtari, që kanë 20 pikë.

Paralelisht me derbin u luajt edhe sfida mes Dinamo City dhe Flamurtarit, e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Fillimisht ishin mysafirët që shënuan me Alessandro Bolzan në minutën e 19-të, ndërsa vendasit barazuan në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë përmes Buron Dita. Me këtë barazim Dinamo City rrezikon vendin e katërt, pasi Partizani është tri pikë larg dhe mbetet gjithçka e hapur.

Rezultatet
Vora-Egnatia 1-1
Teuta-Bylis 2-1
Dinamo City-Flamurtari 1-1
Partizani-Tirana 2-0
Vllaznia-Elbasani 2-1

Klasifikimi: Vllaznia 48 pikë, Egnatia 43, Elbasani 42, Dinamo City 36, Partizani 33, Teuta 30, Vora 26, Tirana 21, Bylis dhe Flamurtari 20 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›