E Diel, 1 Nëntor 2026

Partneriteti Shqipëri-SHBA/ Stërvitje e përbashkët ushtarake për rritjen e aftësive operacionale

Njësia ajrore amerikane 106th Rescue Wing dhe Forca Ajrore Shqiptare zhvilluan një stërvitje të përbashkët për furnizimin e shpejtë me karburant të helikoptereve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Trajnimi përfshinte rritjen e aftësive të forcave ajrore shqiptare, shkëmbimin e eksperiencave, ndërveprimin dhe reagimin e shpejte në kohë krize. Stërvitja shërbeu për rritjen e aftësive pilotuese dhe furnizimin me karburant të helikoptereve pa u ndalur.

Stërvitja u vlerësua dhe nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila e konsideron një moment të rendësishëm në partneritetin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ai aleatë në NATO.

“Kjo ishte hera e pare e tyre që kryenin operacione të furnizimit me karburant në zonë të përparuar dhe mund të them sinqerisht se kam pare shume forca të armatosura, përfshirë tonën, dhe forcat e armatosura shqiptare absolutisht profesionale. Ne ishim vërtet me fat që punuam me ta.”

Shqipëria po punon ngushtësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për forcimin e kapaciteteve mbrojtjese. Muajin e kaluar në vendin tonë mbërriti sistemi raketor antitank “Javelin”, I cili është efektiv kundër mjeteve të blindura dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e NATO-s si dhe në operacione reale ushtarake.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›