E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas Noizy-t, Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin

Vetëm pak orë pas një interviste të dhënë për mediat e Kosovës, nga banesa e tij në Tiranë,  Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi është shpallur në kërkim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë në Kosovë.

Ai akuzohet të jetë i përfshirë në sherrin e ndodhur në një lokal nate në Pejë.

Stresi është i treti tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pas Noizy-t dhe Dj të grupit të tij, Bahtjar Bajraktari.

Vetë Stresi, por edhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Stresi rrëfeu se çfarë ndodhi gjatë asaj nate, teksa u shpreh se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë Medin Isenin. Prej kohësh sipas tij, Iseni i ofendonte në Tik Tok, por ata nuk kishin plan të hakmerreshin.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, apelon policia.

Ditën e djeshme policia kosovare shpalli në kërkim Noziyn dhe tashmë ftohet kushdo që ka informacione të  kontaktoj policinë kosovare lidhur me Stresin, për të cilin ka dhënë edhe publikimin e fotos dhe detajet e nevojshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›