E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Polonisë dhe Rumanisë, avionët rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, qëndruan për 12 minuta

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit.

Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, një ishull i vogël në mes të Gjirit të Finlandës, siç tregohet në hartë.

Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake.

Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune  dhe avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë për të bisedime lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore.

“Rusia ka shkelur tashmë hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, gjë që është e papranueshme”, tha Ministri i Jashtëm Margus Tsakna.

“Përpjekjet në rritje të Rusisë për të testuar kufijtë dhe agresioni i saj në rritje duhet të përballen me një intensifikim të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, shtoi ai./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›