Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka folur për mediat jashtë avionit “Air Force Two” lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit. Vance ia atribuon drejtpërdrejt luftës me Iranin performancën tejet të dobët të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit.
“Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë”, u shpreh Vance në një postim të gjatë në platformën X të martën në mëngjes, përmes të cilit u distancua në mënyrë të nënkuptuar nga Presidenti Donald Trump dhe axhenda e tij.
“Nëse doni të argumentoni se ia vlejti – se humbja e Senatit për 6 vitet e ardhshme ishte një sakrificë që ia vlejti – atëherë bëjeni. Argumentoni se ishte një kosto që ia vlente të paguhej. Pavarësisht nëse jeni dakord apo jo, të paktën kjo është e sinqertë. Por të gjithë e dinë pse humbëm. Dhe çdo diskutim i sinqertë se si do të ecim përpara nga ky moment, duhet të nisë pikërisht këtu,” shtoi Vance.
Zëvendëspresidenti përmendi edhe arsye të tjera për humbjet e Partisë Republikane, duke vënë në dukje koston e jetesës dhe marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin.
“Një nga ekspertët e sondazheve, të cilin e respektoj vërtet, më tha se mesazhet tona ekonomike nuk ishin mjaftueshëm të qarta në fazën përmbyllëse. Jam i sigurt se kjo është e vërtetë,” shkroi ai.
Vance pranoi gjithashtu se kishte pasur një parandjenjë të keqe për mbrëmjen e së martës.
“Kisha një ndjesi negative para së martës, por edhe unë mbeta i shokuar nga ky rezultat”, tha ai.
Trump ka lënë të kuptohet se lufta ka luajtur një rol, por ka vazhduar ta mbrojë konfliktin që ai vetë e nisi.
“Besoj se një pjesë e kësaj lidhet me Iranin, por në të njëjtën kohë, njerëzit e kuptuan rëndësinë e asaj që kam bërë unë në lidhje me Iranin,” tha ai për Fox News në një bisedë telefonike mbrëmë.