E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas drekave me kriminelë, Rama kryqëzon Elisën: Një ISH-e e larguar pa lavdi nga detyrat më të larta…

Duket se Kryeministri Rama, nuk humbet asnjë rast për të kryqëzuar ish-vartësen e tij tashmë të shkarkuar nga çdo funksion qeveritar, Elisa Spiropali.

Në një reagim të bërë sot në rrjetet sociale për të sqaruar të vërtetën rreth koncertit të Kanye West në Tiranë, Rama teksa rendit gjithë kundërshtarët e tij që po shpifin e po nxijnë realitetin, ne krye të kësaj liste vendos Spiropalin.

“ISH-a të larguar nga detyrat e larta me shumë zemërim e pa lavdi”, thotë Rama në video- mesazh, duke pasur një referencë të qartë për Elisa Spiropalin. Kjo e fundit në disa mesazhe radhazi e rrjetet sociale, por dhe në intervista televizive, krahas mbështetjes për protestën 38-ditore, ka adesuar edhe kritika të drejtpërdrejta për mënyrën e qeverisjes.

I ashpër ka qenë në vijimësi edhe qëndrimi i Ramës, i cili sot ka kulmuar ne fjalët: “Dështakzemërakët e bashkuar, për ta kthyer në kos për urinë e tyre për pushtet e për lavdi, rrjedhën e pastër të ujit të protestës së flamingove, i janë turrur deri edhe koncertit unikal të Kanye West. Ish-a që u larguan nga detyra të larta me shumë zemërim e pa lavdi… janë bërë bashkë ndaj kujtdo që e shikojnë si pengesë e gjithckaje që i penogn ta shikojnë veten në një karrige”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›