E Premte, 6 Nëntor 2026

Pas kapjes së autorit, vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i disa vjedhje të kryera në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar për 5 raste të vjedhjeve në Kavajë. Bëhet fjalë për Andi Sterniqi, 31 vjeç banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.

Ndërsa autori Demir Buthi, u vu në pranga 5 ditë më parë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë

Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë

Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit

Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit

Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)

Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›