E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pas katër orësh seancë për zyrtarët e UBT, GJKKO tërhiqet për vendim

Pas 4 orësh, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar seancën e verifikimit të masës për zyrtarët e UBT-së.

Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Seanca ishte parashikuar të mbahej paradite, por u shty pasdite dhe për këtë arsye ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.

Në total janë lëshuar 24 flete arreste, ku për 5 prej tyre është vendosur masa arrest ne burg, 10 arrest shtepie dhe  9 të tjerë në detyrim  paraqitje. Mbetet per tu parë nëse Gjykata e Posaçme do të caktojë po të njëjta masa apo jo

./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›