E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas nënës dhe vëllait humbet jetën edhe 6-vjeçarja që u dogj në banesën e saj në Maliq

Ka ndërruar jetë 6-vjeçarja, e cila prej disa ditësh po trajtohej në Pediatrinë e Tiranës, pas plagëve të rënda nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj në Maliq.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, kur flakët shkrumbuan banesën, duke marrë jetën e nënës së vajzës, Rrahime Hazisllari, dhe të vëllait të saj L. Hazisllari.

Nefeli kishte djegie në rreth 45% të trupit, kryesisht në fytyrë dhe duar, dhe përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezultat. Rasti ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer vëmendjen mbi masat e sigurisë në banesa.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›