E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas transmetimit të protestave studentore, llogaria e News24 në Instagram prej 3 ditësh e bllokuar. Javët e fundit faqja arriti 270 mln shikime

Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është mbyllur pa paralajmërim, pas një periudhe aktiviteti të lartë, gjatë së cilës ka regjistruar mbi 270 milionë klikime në javët e fundit.

Pre tre ditësh llogaria e News24 në Instagram është bllokuar dhe është jo aktive.

Mbyllja vjen në një periudhë kur News24 ka pasqyruar gjerësisht protestat e studentëve dhe qytetarëve, përplasjet me policinë dhe zhvillimet e përditshme në rrugë, duke sjellë në vëmendje publike kërkesat e protestuesve dhe reagimet e qeverisë. Me rreth 130 mijë ndjekës, profili zyrtar i News24 në Instagram nuk aksesohet prej pasdites së djeshme.

Screenshot 171

Sakaq, ekipet tona të sigurisë po punojnë për rikthimin e faqes në një kohë të shpejtë në bashkëpunim me kompaninë META.

Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram të BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, ku do të vijojnë të publikohen zhvillimet më të fundit të aktualitetit.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›