E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pasagjeri ndërron jetë gjatë fluturimit, avioni i nisur nga Tirana bën ulje emergjente në Londër

Një avion u detyrua që të bënte ulje urgjente në Londër pasi një burrë vdiq në bord, sipas mediave britanike.

Avioni ishte nisur nga Tirana për në aeroportin e Manchesterit por u detyrua që të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.

Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Avioni ka kaluar Italinë, Zvicrën dhe Francën përpara se të ulej në Londër

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›