E Martë, 3 Nëntor 2026

Pasagjeri përfundon në det nga anija në Siçili, shkak erërat e forta

ITALI– Pasagjeri i një anijeje të kompanisë Norwegian Cruise Line përfundoi në ujë pasi era e fortë shkëputi anijen nga moli.

Ngjarja ndodhi në Katania, Siçili, kur pasagjeri po përpiqej të zbriste nga anija Norwegian Epic dhe një erë e fortë e largoi anijen, duke bërë që ai të binte në det.

Ekuipazhi i anijes ndërhyri menjëherë dhe e ndihmoi pasagjerin të dilte nga uji.

Ai iu nënshtrua menjëherë kontrollit mjekësor dhe sipas mediave italiane gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme/abcnews.al 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›