E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasdite vere në Sarandën e mbushur me turistë

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ Saranda vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të jugut gjatë muajit gusht, në kulmin e sezonit veror.

Përveç bregdetit, turistët kanë mundësi të vizitojnë edhe atraksione të tjera turistike si Parku i Butrintit, “Syri i Kaltër” apo Kalanë e Lëkurësit, e vendosur në kodrat mbi Sarandë, nga ku hapet një panoramë e gjerë mbi qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një pasdite vere në qytetin jugor, ku turistë të shumtë kanë zgjedhur Kalanë e Lëkurësit, si pikë e preferuar panoramike mbi gjirin e Sarandës.

Me një fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji gusht mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë.

Kombinimi i bregdetit, trashëgimisë historike dhe peizazheve natyrore e pozicionon Sarandën ndër destinacionet kryesore të turizmit shqiptar gjatë sezonit veror.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›