E Diel, 1 Nëntor 2026

Pashka katolike, Balla në pritjen e organizuar nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit dhe Vëllazërinë Ungjillore

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Me rastin e festës së shenjtë të Pashkës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Arjan Dodaj.

Gjatë këtij aktiviteti, të zhvilluar në një atmosferë festive dhe simbolike, u përcollën mesazhe paqeje, harmonie dhe bashkëjetese ndërfetare, në frymën e kësaj dite të shenjtë për besimtarët e krishterë.

Pashka, si një nga festat më të rëndësishme të krishterimit, mbetet një moment reflektimi dhe shprese, duke nxitur solidaritetin dhe vlerat njerëzore në shoqëri.

Po ditën e sotme Balla bashkë më familjen e tij zhvilloi një vizitë edhe në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipëris, ku u prit nga Kryetari i Vllazërisë, Pastor Erion Sylari.

1 nga 3

e.xh/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›