E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashke 2012, Dalje... Kalim Nga Anastasios Janullatos



Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise

Klerit dhe popullit shpresetar Orthodhoks,

"Pashka hierore na u shfaq neve sot..."

Cdo vit kremtojme solemnisht dhe me entuziazem te shenjte, "te kremten e te kremteve". "Pashka hierore na u shfaq neve sot. Pashka e re, Pashka e shenjte, mistike", psalim me ngazellim. Kuptimi fillestar i fjales pashke nuk eshte i qarte por, me kalimin e kohes, ka marre kuptimin e daljes, kapercimit, kalimit, eksodit. Kjo e kremte ka si pikenisje eksodin historik te izraeliteve nga skllaverimi i gjate ne Egjipt drejt lirise. Ky eksod u dha frymezim, durim dhe shprese edhe popujve te tjere ne kohe te veshtira roberie, per te hedhur tej zgjedhen e huaj dhe per te shkuar drejt nje realiteti te ri shoqeror e politik.

Kjo e kremte u transformua dhe mori kuptim te ri ne historine mbareboterore me jeten, Kryqezimin dhe Ngjalljen e Krishtit. Vete Jisui deklaroi se me blaten e Tij shperblyese kreu Pashken e re te nje rendesie mbarenjerezore: Si "Qengj i panjolle" u sakrifikua per hir te njerezimit dhe peruroi Pashken "e re", "te shenjte" dhe "mistike", me mesazhin e perhershem te Sakrifices se Tij, me Ngjalljen e Tij triumfuese, mposhtjen e vdekjes dhe parashijimin e Ardhjes se Tij te dyte, qe do te kryhet me fuqi dhe lavdi.

Ne kete menyre, ne te krishteret, ne vazhden e 20 shekujve qe kaluan, kremtojme ne cdo Pashke kalimin vendimtar te gjinise njerezore "nga vdekja ne jete", clirimin nga mekati dhe prishja. Keshtu ne fuqizojme marredhenien tone, kungohemi me Krishtin e kryqezuar e te ngjallur, qe na fal jeten e perjetshme dhe intensifikojme pritjen tone per ardhjen e Tij te dyte te lavdishme. "Dite e Ngjalljes, le te ndricohemi, o popuj. Pashka e Zotit, Pashka, sepse nga vdekja ne jete dhe nga toka ne qiell, Krishti Perendi na coi, duke kenduar himnin e fitores". Me ngjalljen e Tij, Krishti ngriti bashke me Veten te gjithe natyren njerezore, per t'u bere Shpetimtari i perjetshem, fuqia dhe ngushellimi i besimtareve.

"Diten e Pashkes se shenjte", shkruan shen Grigor Theologu, "e konsideroj hyrje mistike ne te mirat e perjetshme, sepse eshte e kremtja e kalimit". Ajo, pra shpall kalimin nga vdekja ne jete, nga kalimtarja ne perjetesi.

***

Ne te kremten e Pashkes, Kisha jone nuk na fton thjesht ne nje mallengjim siperfaqesor, qe perkedhel ndjenjen fetare, por ne nje dalje jetike: nga plogeshtia shpirterore ne vigjilencen e frymes.

Duke kremtuar Pashken, ftohemi ne nje levizje vetjake per te dale nga mekati shumeformesh dhe shpesh i veshtire per t'u dalluar. Sipas terminologjise se sotme kjo do te thote dalje nga korrupsioni, genjeshtra, paligjesia, mashtrimi, te cilat ndotin ne forma te ndryshme cdo shtrese shoqerore duke minuar kohezionin e popullit. Do te thote zgjedhje e vendosur e se vertetes dhe e ndershmerise. Dalje nga indiferenca per hir te drejtesise. Mobilizim qe te mbizoteroje e drejta ne ambientin tone dhe me gjere ne shoqerine tone.

Pashka na fton gjithashtu te kalojme nga egocentrizmi yne ne vellazerim me te tjeret. Lodhja, mosbesimi, shija e hidhur e jetes sone te perditshme na shtyjne shpesh ne egocentrizem. Sillemi verdalle rreth vetes, problemeve dhe interesave tona. Eshte detyre urgjente dalja nga kulla "e unit", qe te takojme te tjeret me mirekuptim dhe respekt. "Pashka, le te perqafojme me gezim njeri - tjetrin". T'u japim te tjereve falje, dhembshuri dhe dashuri jo te shtirur. "Le t'i falim te gjitha ne driten e Ngjalljes".

Njekohesisht, Pashka na fton te dalim nga zona e ankthit, shkurajimit, ne ate te shpreses. Te dalim nga frika, qe mbush shpirtin tone me hidherim te thelle. "O Pashka cliruese nga hidherimi!". Drita e Ngjalljes e mbush plot me shprese mendjen dhe siguria qe na jep Krishti, i Cili pesoi dhe u ngjall, e forcon shpirtin: "Ne bote do te keni shtrengim, por kini guxim, une e kam mundur boten" (Jn. 16:33).

Por qe keto te mos mbeten thjesht ne kuadrin e urimeve, nevojitet nje kalim tjeter i rendesishem: Nga mungesa e besimit ose besimi i paket ne besimin e gjalle ne Perendine, ne sigurine per dobite e vepres shpetimtare te Krishtit dhe kuptimin e Ngjalljes se Tij. Edhe pse shume jane te pagezuar dhe deklarohen te krishtere, besimi i tyre shpesh vegjeton ose eshte ne vyshkje per shume shkaqe: nga atmosfera e ndotur ne te cilen jetojme, si edhe nga plogeshtia personale psikike.

Sigurisht, vetem me fuqite tona, kalimet per te cilat flasim jane te paarritshme. Por brenda ne Kishe, ne Trupin Mistik te Krishtit, me fuqine e lutjes dhe te hirit te mistereve familjarizohemi me fuqine transformuese te Ngjalljes se Zotit. Keshtu perftojme fuqi te reja per keto dalje shpetimtare.

***

Vellezerit e mi, e kremtja e Pashkes na fton dhe njekohesisht na frymezon te ecim perpara ne nje kalim personal, ne nje dalje nga format e shumta te mundimeve te cilat e zhvleresojne qenien njerezore dhe gjithashtu te punojme me me dinamizem per lartesimin e gjithe shoqerise.

Ne pershendetjen "Gezuar Pashket!", qe mbizoteron mes nesh gjate ketyre diteve, permblidhet ftesa per nje dalje shpetimtare: Nga hipokrizia dhe paligjesia, ne te vertete dhe drejtesi. Nga izolimi i egocentrizmit tone, ne solidaritetin aktiv. Nga shkurajimi dhe frika, ne shprese dhe gezim paqesor. Nga besimi i paket, ne besim te ndergjegjshem.

Pashka shkelqimprurese na fton per nje dalje vendimtare nga ajo cka jemi ne ate qe Zoti i ngjallur deshiron te behemi: njerez qe do te shijojme dashurine e Tij dhe do ta rrezatojme ate.

Gezuar Pashket, vellezerit e mi! Krishti u Ngjall!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›