Pashkët, Berisha: Moment i rëndësishëm për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi sot besimtarët e krishterë, për festën e Pashkëve nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, duke theksuar se kjo ditë simbolizon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar.
“Sot festojmë ditën e ringjalljes së Krishtit mbret. Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë dhe shpresën e pashuar”, tha Berisha.
Ai theksoi se Pashkët janë një moment i rëndësishëm për të ripërtërirë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
Kreu i PD-së gjithashtu bëri një lutje për të ardhmen. “Le të urojmë nga zemra që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”, u shpreh Berisha.
/a.f/