E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pasi iu dedikua fesë islame/ Fero ndalon makinën në mes të rrugës për tu falur

Fero Ferra së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë qytetarëve. Pas daljes nga burgu, ai vendosi që të tërhiqej nga muzika dhe “shthurja” e t’i dedikohej fesë islame.

Së fundmi, vetë Fero ka ndaluar makinën në mes të rrugës për të kryer ritualin e lutjes.

″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkruan Fero.

Babai i një vajze u shpreh i penduar për të gjitha këngët që kishte lançuar deri më sot, si dhe tregoi se tashmë e donte më shumë bashkëshorten e tij, pasi kishte nxjerrë mësim nga ajo që i kishte ndodhur.

Gjithashtu në rrjete sociale, reperi po ndan momente të përditshmërisë së tij ku tregon sa i devotshëm është në fe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›