E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasi u dhunua, gazetari Elton Tozaj kërcënohet me benzinë te dera e shtëpisë

Gazetari Elton Tozaj denoncon në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë. Sipas deklarimeve të tij në komisariat, gazetari Tozaj pretendon se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona të dyshuar të lidhur me paligjshmëri që ai i ka denoncuar publikisht me emra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, rreth orës 04:30, në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në rrjetet e tij sociale, Tozaj ka publikuar edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së pallatit, ku shfaqet autori i këtij veprimi, me një bideon 6 litra benzinë në dorë.

View this post on Instagram

A post shared by Elton Maksi Tozaj (@elton.m.tozaj)

Kujtojmë se, më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, gazetari Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare në autostradën Tiranë-Durrës.

Familjarët e tij, ato ditë, përmes një reagimi në rrjetet sociale të gazetarit, bënë me dije se personat që e kishin dhunuar ishin identifikuar, ndërsa gazetari ishte në luftë për të mos humbur shikimin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›