Pasojat në ekonomi, Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet në emër të luftës

Përballë një bote të trazuar për shkak të luftërave, të cilat kanë sjellë pasoja ekonomike edhe në vendin tonë, kleri katolik organizoi “Udhën e Kryqit” në Laç.
Ritualit fetar drejt kishës se “Shna Ndout”, u drejtua nga Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj. Dhjetëra besimtarë, përmes 14 ndalesave përkujtuan mundimet e Jezu Krishtit.
Arqipeshkvi Arjan Dodaj u ndal dhe tek pasojat e luftës në ekonomi, së cilave nuk u ka shpëtuar as vendi ynë e kryesisht për shkak të abuzimit.
Arqipeshkvi Dodaj u ndal edhe te situata e vështirë në Shqipëri, ndaj dhe lutjet drejtuar zotit ishin për rikthimin e shpresës në vendin tonë :
Pas “Udhës së Kryqit”, Arqipeshkvi Arjan Dodaj mbajti një meshë të shenjtë pranë Kishës së Shna Ndout, ku morën pjesë qindra besimtarë.
Gazetar: E. Hilaj
/rtsh.al/