E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i qytetit, 7 firma ne gare

Planifikuar per muajin tetor, Bashkia e Tiranes ka nisur procedurat per tenderin e pastrimit te kryeqytetit. Kjo, ne menyre qe te sigurohet sa me shpejt pastrimi me i mire i mundshem, edhe pse jane kontraktuar 4 firma me procedura emergjente. Aktualisht mesohet Bashkia e Tiranes eshte ne fazen e shqyrtimit te dokumentacioneve te firmave pjesemarrese. Sipas burimeve nga ky institucion, ne gare per pastrimin e kryeqytetit jane 7 firma. Tenderi do te behet per te gjithe kryeqytetin dhe jo vetem per zonen perendimore, e cila aktualisht ka kontrata emergjente me kater firma pastrimi. Sipas burime nga Bashkia e Tiranes, tenderi eshte me permasa nderkombetare, pasi ne kete tender jane ftuar te marrin pjese edhe firma te huaja pastrimi. Gjithashtu sipas tyre, do te ndryshohet menyra sesi ka funksionuar me pare pastrimi i Tiranes, pasi qyteti nuk do te jete i ndare ne tri zona, por ne gjashte te tilla, ne menyre qe te rritet cilesia e pastrimit te kryeqytetit. Bashkia e Tiranes ka percaktuar afatet e tenderit te pastrimit, ku aktualisht ka nisur tenderi per perzgjedhjen e gjashte firmave fituese, nderkohe qe ne fund te muajt gusht do te prezantohen firmat e reja qe do te marrin persiper pastrimin e Tiranes. Deri me tani mesohet se firmat pjesemarrese ne kete tender jane: Ecoaqua sh.p.k, Korsel sh.p.k, Joni2002 sh.p.k, Fusha sh.p.k, TTA Alba Lam sh.p.k, bashkimi i shoqerive Shqiponja Msh.p.k. + Sigers sh.p.k, si dhe firma Duka sh.p.k. Dorezimi i dokumentacionit per firmat qe deshironin te ishin pjesemarrese ne kete tender, ka nisur gjate muajit korrik. Per t'u ardhur ne ndihme subjekteve, Bashkia e Tiranes prej disa kohesh ka nxjerre lajmerimin ne buletinin e prokurimeve, duke vene ne dijeni firmat e interesuara per kete ceshtje. Burime nga Drejtoria e Pastrimit, kane sqaruar se per te rritur cilesine e pastrimit, Tirana do te ndahet ne 6 zona pastrimi, ku do te jene 3 zona perendimore dhe 3 lindore. Pra nga tri firma pastrimi qe me pare largonin mbeturinat urbane, pastronin rruget e Tiranes, tani me procedurat e reja do te jene 6 firma te cilat do te pastrojne metropolin e vendit. Gjithashtu, mesohet se kontratat qe do te lidhen me firmat e reja ne muajin gusht, do te jene te gjitha me nje afat 5-vjecar. Ne Tirane operojne 2 kompani private pastrimi me kontrata sipermarrjeje 3 vjecare ne zonen lindore perkatesisht firma "EcoAcqua" ne zonen verilindore e qytetit te Tiranes dhe firma "TT ALB LAM" ne zonen juglindore te qytetit te Tiranes.

Tenderi

Firma jane ne gare per tenderin e pastrimit te qytetit. Aktualisht ne tirane operojne 2 firma me kontrata 3-vjecare dhe 4 te tjera te cilat jane kontraktuar me procedura emergjence. Firmat qe do te zgjidhen pritet ta zgjidhin perfundimisht problemin.

Firmat nuk lajne kazanet e plehrave

Kontrata parashikon larje dhe dezinfektim te konteniereve, fshirje dhe larje te rrugeve dhe trotuareve, etj

Firmat e pastrimit te Tiranes nuk zbatojne pikat e kontrates. Eshte ky konkluzioni qe ka nxjerre Agjencia Rajonale e Mjedisit, pas kontrolleve dhe ankesave te qytetareve. Keshtu, nese ne kontrate parashikohet larje dhe fshirje dhe lagie e vazhdueshme e rrugeve me qellim uljen e nivelit te ndotjes, firmat pastruese nuk e kane bere as me pare dhe nuk e bejne as aktualisht nje gje te tille.

Shkeljet

Sipas kontrates, zerat e sherbimeve qe mbulojne firmat private kontraktuese kane te bejne me grumbullim dhe transportim te mbetjeve urbane dhe tregjeve, fshirje dhe larje e rrugeve dhe trotuareve dhe larje speciale te rrugeve. Pikat e kontrates, sidomos keto dy te fundit, nuk zbatohen. Transportimin e mbetjeve urbane, firmat e kryejne, por nuk denjojne te lajne dhe te dezinfektojne kontenieret, qe eshte nje pike shume e rendesishme e kontrates. Ne fakt, ndodh e kunderta. Kazanet e mbeturinave qendrojne per shume e shume kohe te palare, derisa arrijne te vene ne rrezik shendetin e shume njerezve, sidomos te atyre qe jetojne me mbeturinat qe gjejne atje. Edhe per te tjeret era e rende qe leshojne kontenieret e palare sjellin mjaft shqetesim. Nje detyre tjere e ketyre firmave, qe parashikohet ne kontrate eshte pastrimi i territoreve urbane me punetore si dhe grumbullimi dhe transportimi i mbetjeve inerte dhe te vellimshme

Gjobat

I gjithe faji per kthimin e Tiranes ne nje kazan te stermadh plehrash, sidomos ne fillimin e ketij viti, duket se ishte i tri firmave pastruese, te kontraktuara prej vitesh nga bashkia. Te pakten keshtu ka rezultuar pas gjobave qe u jane vene atyre nga Agjencia Rajonale e Mjedisit ne menyre te herepashershme. Drejtori i Agjencise Rajonale te Mjedisit, Ilir Bala, ka deklaruar se jane marre masa ndeshkimore ndaj firmave te cilat paguhen per te pastruar pjesen me te madhe te territorit te Tiranes. Megjithese ato jane paguar me misionin e vetem qe te mbanin kryeqytetin paster, keto firma e kane ndotur me keq ate. Sipas agjencise ne fjale, makinerite qe perdornin per heqjen e mbeturinave, kane qene mjaft te amortizuara, gje qe ka shkaktuar per nje kohe te gjate ndotje te madhe te mjedisit. Keto kompani private, te cilat kane fituar tenderin e pastrimit te qytetit para pak vitesh, kane mbuluar rreth 78 per qind te siperfaqes urbane te tij, pasi pjesen tjeter e kishte nen "juridiksion" Ndermarrja e Pastrimit ne Bashkine e Tiranes. Gjate kontrolleve te vazhdueshme qe ka bere Agjencia Rajonale e Mjedisit ka nxjerre konkluzionin se shkaktare te ndotjes se mjedisit, kane qene pikerisht firmat e caktuara per pastrimin e qytetit. Nderkaq, edhe qytetaret nuk e kane anashkaluar kete problem, por kane cuar ankesa ne drejtim te Njesive Bashkiake. Tashme duket sikur eshte stabilizuar disi situata e pastrimit, megjithate, ka ende per te bere. Te pakten firmat e pastrimit duhet te zbatojne pikat e kontrates qe lidhjen me lagien dhe larjen e rrugeve dhe te konteniereve ne keto dite te nxehta vere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›