E Martë, 3 Nëntor 2026

Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Tiranë, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzoi sot ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës.

Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i Partisë Demokratike, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend.

Ky vendim i hap rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›