E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peka: Kurti e ka përdorur Mitrovicën. Të gjitha energjitë i ka harxhuar për të

Analisti Avenir Peka ka kritikuar qeverisjen e Kryeministrit Albin Kurti, duke folur për përqendrim të tepërt në çështjen e Mitrovicës gjatë mandatit të tij katërvjeçar.

I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1, Peka deklaroi se Kurti ka harxhuar të gjitha energjitë politike në veri të vendit, ndërsa e quajti të ashtuquajturin dialog me Serbinë si një përpjekje më shumë për kontroll të territorit sesa për integrim real.

“Gjatë këtij mandati 4-vjeçar, e gjithë qeverisja e Albin Kurtit, ka harxhuar të gjitha energjitë në Mitrovicë. Me të ashtuquajturën dialogu me Serbinë po në fakt ka qenë përpjeke për të fut territorin e Kosovës në kontroll dhe Mitrovica është parë më shumë. Ajo që pamë në zgjedhjet ishin kthimi i serbëve në institucione, marrja pjesë në zgjedhjet lokale”, u shpreh Peka.

Sipas tij, kthimi i serbëve dhe pjesëmarrja në zgjedhjet lokale janë tregues të një taktike politike, jo domosdoshmërish të një zgjidhjeje të qëndrueshme për veriun e Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›