E Martë, 3 Nëntor 2026

Pekini: Të shqetësuar për pushtimin e Gazës, Izraeli të heqë dorë!

Pekini i është bashkuar zërave kundër zgjerimit të operacioneve ushtarake në Gaza. Në një reagim zyrtar Kina ka shprehur shqetësim për vendimin e Benjamin Netanyahut për të pushtuar plotësisht Gazën.

Autoritetet bëjnë thirrje që Izraeli të heqë dorë menjëherë nga këto veprime që i konsideron të rrezikshme.

“Gaza i përket popullit palestinez dhe është pjesë integrale e territorit palestinez”, thotë Ministria e Jashtme e Kinës

Gjithashtu edhe Britania ka dalë kundër vendimit të Netanyahut, ndërsa Gjermania ka ndaluar eksportet ushtarake në Izrael.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›