E Martë, 3 Nëntor 2026

Peleshi – deputetëve: Të punojmë me intensitet, miratojmë aktet e depozituara

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi i bëri apel sot deputetëve që të punojnë më intensitet që aktet e depozituara të miratohen në seancat që do të zhvillohen deri në fillim të korrikut.

Në fjalën e tij gjatë seancës së Kuvendit, Peleshi tha se “si grup parlamentar jemi dakord të gjithë të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme, mbi të gjitha për vendin, për shqiptarët. Natyrisht, që ne kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës, sepse kemi shumë falënderime për gjithë shqiptarët, por nuk është ky momenti”.

“Kjo është seanca e parë, do të kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut, ku nuk mund të marrim dot më vendime për të miratuar projektligje”, tha Peleshi.

Peleshi u kërkoi kolegëve deputetë të PS-së dhe grupeve të tjera parlamentare që “të punojmë me intensitet që 25-30 aktet e depozituara t’i miratojmë në këto 5 a 6 seanca që kemi në vijim”.

“Jemi dakord me këtë rend dite dhe nga ana tjetër të vazhdojmë punën me miratimin e projekteve”, tha Peleshi.

Kuvendi në seancë plenare, Foto: Florian Abazaj 1 nga 11

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›